Maria Xhons, gruaja e parë kandidate në këto zgjedhje për qytetin e Shkupit

SHKUP, 15. 09. 2017 – Sot, në faqen zyrtare e të “Majtës” u shpall kandidatura e kandidates Maria Xhons për qytetin e Shkupit. Prej emrave të deritanishme të paraqitura për këto zgjedhje nga ana e partive politike dhe kandidatëve të pavarur potencial, është e njohur se vetëm Maria Xhons është grua.

Para shpalljes të emrave të kandidatëve të LSDM nëpër rrjetet sociale kishte debate të shfrenuara për përfaqësimin e grave. Pakënaqësia nga selekcioni i partisë qeveruese dhe VMRO-DPMNE u përballua me reakcion te lëvizjet e grave dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.

Maria Xhons është e njohur sipas aktivizmit të sajë, veçanërisht në protestat kundër ndryshimit të ligjit për honorar i propozuar nga partija qeveruese e atëhershme VMRO-DPMNE. Në këto protesta, Xhons qëndroi në mbështetje e të drejtave qytetare dhe të drejtave të punëtorit dhe me fjalime inspirative i fitoi simpatitë të demonstruesve dhe të publikut në Maqedoni.

|2017-09-15T14:24:47+00:0015 септември 2017|Актуелно, Вести|